Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli në konferencë për shtyp, në prag të përballjes me Empolin në kampionat.

Tekniku kuqezi tha se presioni është prezent, ashtu siç ka qenë në të kaluarën, por theksoi se e di që duhet fitorja me çdo kusht.

Sipas tij, Leao është shumë i rëndësishëm për momentin dhe pret vazhdimësi prej sulmuesit.

“Nuk ndjej më shumë presion se herët e tjera. Nuk i shpëton dot presionit kur drejton një ekip si Milani. Futbolli është për njerëz të fortë dhe nuk ka si të jetë ndryshe.

Ne e dimë se ndaj Empolit duhet të fitojmë me çdo kusht. Me Leaon kam përdorur dy strategji. Njëra nuk funksionoi. Tani është më mira të kemi atë në fushë. Skuadra ka nevojë për këtë Leao-n tani. Pres vazhdimësi nga sulmuesi.

Nuk mund të luajmë me të njëjtët lojtarë në mbrojtje, për shkak se kemi shumë ndeshje. Përveç kësaj, ka lëndime. E di që është më mirë nëse luajmë me të njëjtët në prapavijë, por duhet të menaxhojmë situatën. Nëse deri tani kemi pak lëndime, kjo është për këtë arsye, që bëjmë ndryshime”, deklaroi Fonseca.

Ndeshja Milan-Empoli, do të luhet ditën e shtunë, duke nisur nga ora 18:00, në stadiumin “San Siro”.

/tvklan.al