Partia Demokratike vazhdon të ironizojë premtimet e Kryeministrit Edi Rama për punësimin e të rinjve. Para se nisjes zyrtarisht të protestës, përpara godinës së Kryeministrisë, një person ka imituar kreun e qeverisë “duke intervistuar të rinj për punësim”.
PD thotë se “Rama ka nisur intervistat e punës për postin e ministrit të Brendshëm”. Protesta e opozitës është kundër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të cilin kërkojnë shkarkimin nga detyra pas audio-përgjimit në Vlorë. PD e akuzon Xhafajn se mbron vëllain e tij të përfshirë në trafik droge.
/tvklan.al