Kryeministri Fatos Nano ka shkuar për herë të parë në jë vizitë zyrtare në Kosovë, vizitë e cila është përfolur shpesh, por është konkretizuar vetëm në një mars dy mijë e katër. Opinioni publik në Kosovë ka qënë shpeshherë i lëkundur dhe e ka parë me dyshim kryeministrin shqiptar për shkak të deklaratave të tij politike. Megjithatë opninionin e tij për Kosovën kryeministri Nano e ka dhënë në një intervistë për gazetarin kosovar Baton Haxhiu në korik të viti dy mijë. Nano aty shpjegon disa nga momentet më të nxehta takimin e tij me Millosheviçin (Sllobodan Millosheviç) apo takimin me krerët e UÇK-ës. Ja disa fragmente të ksaj interviste.
Fatos Nano: “Takimi me Millosheviçin në samitin ballkanik të Kretës ishte nji betejë e mundimshme në të cilin ballafaqoheshin përgjegjsitë e mija politike si kryeministër i Shqiprisë përballë armikut të shqiptarve. Si përfaqsus i komunitetit perëndimor në takimin me Millosheviçin unë kam fillu bombardimet i pari dhe bombardimet ishin t’prera, të qarta dhe të formuluara mbi bazën e dokumenteve themelore të Kshillit të Europës t’organizatës s’sigurimit dhhe bashkpunimit europian të kartave t’kopenhagës dhe të helsinkit. Kërkesat ishin të qarta të përsëritura. Mua nuk më lejohesh të mos i përsëritja sërish dhe lidheshin me angazh, me kërkesën për të angazhuar Millosheviçin që të largonte të gjitha pengesat e integrimit të plotë sipasë parametrave t’ Kshillit t’ Europës dhe t’Organizatës s’Sigurimeve dhe bashkpunimit europian, shqiptarët si subjekt shtetformues, si subjekt që duhet t’gzonte të drejta kushtetuse, liri themelore, ëë, të barabarta me shtetasit e tjerë të ish- jugosllavisë.”
Baton Haxhiu: “Çka ju ka premtuar Millosheviçi në takim?
Fatos Nano: “Millosheviçi nuk premtoi azgjë, nuk kuptoi azgjë, nuk u angazhua për azgjë, përkundrazi më ftoi të kuptoja, kujtoi se mund t’isha i mashtruari i radhës, ka mashtuar dhe shqiptarët deri më sot ai, ka vënë shqiptarë në shërbim deri më sot, ka mashtruar lider politkë të shqiptarve dhe mua më vjen keq që ktë gjë se ka kuptuar presidenti, ish-presidenti Rugova deri më sot. Më ftoi të kuptoj që mua më mungonte informacioni që shqiptarët në Sërbi, në ish-Jugosllavi, në Kosovë nuk paskëshin pasur asnjë problem që një grup iredentistësh dhe nacionalistësh, terroristë kërkonin të destabilizonin ish-Jugosllavinë dhe në momentin kur biseda përfundoi me deklaratën time njerëzore se zoti Millosheviç meqë ju s’kuptoni azgjë, unë jam i bindur që ju do të detyroheni nga komuniteti i fuqishëm euroatlantik të dorzoni armët dhe ju do të detyroheni nga shqiptarët e Kosovës, nga shqiptarët e Ballkanit, nga sllavët e Ballkanit shpresoj dhe nga sërbët që keni mashtruar deri më sot, të largoheni me hir ose me pahir.”
Baton Haxhiu: “Ju dhatë dy drejtime në të vërtetë, i kushtzuat eprorët e Drejtorisë Politike të UÇK-së se duhet t’veproni dhe n’mnyrë diplomatike dhe atë ushtarake. E vetmja munsi që ju të jepni përkrahjen si kryeministër i atëhershëm. Ju diskutuat gjatë, si vendosët çë çë të rrjedhë ngjarja n’t’vërtet?
Fatos Nano: “Unë kam pasur dy grupe përballë, Drejtorinë Politike të UÇK-së dhe strukturën e Bujar Bukoshit. Me të dy grupet kam biseduar me të njëjtën llogjikë, llogjika e partneritetit të Shqiprisë me NATO-n, gjithashtu dhe nuk u parashtrova gjëra të ndryshme strukturave të ndryshme, por strukturat e ndryshme u përgjigjën ndryshe ndaj të njëjtës kërkesë. UÇK-ja arriti të martojë mirë rezistencën profesionale me, ëë, ideimin dhe mbrojtjen politike të interesave të kosovarve për të cilët ajo luftonte, kurse struktura tjetër, struktura e Bukoshit martoi vetëm, ë, pastrimin e parave me trafikun e armve dhe me veprimet, ë, e zhurmshme të karakterit të terrorizmit politik në perëndim, sepse nuk arriti asnjëherë të hyjë në marrëdhënie, as me shtetin shqiptar, as me shtabet e vendimmarjes politike dhe ushtarake të Nato-s. ‘ /tvklan.al