Roli i një rezerve luksi nuk i mjafton më Davide Frattesit. Mefushori 25-vjeçar dëshiron që të luajë. Atij nuk i intereson më që të luajë në vetëm fragmente ndeshjesh, apo kur një nga tre titullarët, Barella , Mhkhitaryan dhe Calhanoglu kanë nevojë që të pushojnë.

Futbollisti u bë pjesë e Interit në verë, ndërsa ka kontratë deri më 30 Qershor 2028. Drejtuesit zikaltër kanë refuzuar kërkesat e klubeve të tjera për ta marrë futbollistin. Por tani menaxheri i tij e ka bërë të qartë në klub se futbollisti këtë situatë nuk e do më.

Roma, ekip ku Frattesi u rrit dhe nuk do ti thoshte jo rikthimit, është gati që të investojë për ta pasur atë. Por edhe Totenhemi ka shfaqur interes për mesfushorin. Nisur nga kjo, klubi zikaltër e ka bërë të qartë se nuk e lë të lirë futbollistin, pa u derdhur në arkat e klubit minimalisht 40 milionë Euro.

Një takim pritet edhe me lojtairn, raporton Sportmediaset. Atij do t’i bëhet e qartë se nuk do të lihet i lirë pa u derdhur në arkat e klubit shuma e kërkuar.

Klan News