Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event special që iu kushtua djemve dhe vajzave vullnetare që janë pjesë e rrjetit të vullnetarëve të FSHF-së.

Rreth 70 persona ishin pjesë e këtij aktiviteti special të organizuar në stadiumin “Arena Kombëtare”, nga 100 në total, të cilët me punën e tyre të palodhur kanë ndihmuar në realizimin e suksseshëm të aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga Federata, me karakter Kombëtar e ndërkombëtar.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në fjalën e tij përshëndetëse, falenderoi për kontributin e tyre të veçantë.

Armand Duka, President i FSHF: Unë dua t’ju falenderoj për çdo gjë që keni bërë. Nëpërmjet pranimit të ftesës nga ana juaj na keni bërë institucionin e para në Shqipëri që kemi një grup vullnetarësh të organizuar. E kemi filluar me finalen e Conferencë League me vullnetare realisht jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë bota dhe e kemi vazhduar. Sot kemi një grup të konsoliduar që kontribuojnë në organizimet që bën Federata e Fubtollit jo vetëm në ndeshjet ndërkombëtare, por në të gjithë organizimet e ndryshme.

Bashkëpunimi me vullnetaret në aktivitete sportive të aplikohet në vende të ndyshme dhe prej disa vitesh këtë gjë e ka përqafuar edhe Institucioni Shqiptar i Futbollit.

Klan News