Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave. Në një njoftim për mediat, FSHF bën me dije se Alban Bushi konfirmohet në këtë post dhe do të jetë sërish trajner i ekipit Kombëtar U-21. Ndërsa, ekipin Kombëtar U-20 do ta drejtojë tashmë trajneri i ri Ilias Haxhiraj.
Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-19 është Armando Cungu, kurse ekipin e moshës U-18 do ta drejtojë Ardi Behari.
Risia tjetër është emërimi i Ervin Bulkut si trajner i Kombëtares U-17. Ish-futbollisti i njohur ka qenë së fundmi edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares A dhe një nga ndihmësit e Edy Rejas. Gjithashtu, risi ka edhe për stolin e ekipit të moshës U-16 që do të ketë si trajner Agron Kërçovën.
Një tjetër konfirmim është ai i Armand Damës, i cili do të vazhdojë jetë trajner i Kombëtares U-15.
Trajnerët e ekipeve Kombëtare ishin në skadencë kontrate dhe pas një procesi konsultimi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin përfundimtar, duke konfirmuar dy prej tyre dhe duke emëruar trajnerë të rinj në 5 ekipet e tjera./tvklan.al