Kandidati republikan për shtëpinë e bardhë John McCain duket se ka zgjedhur një prej ish-rivalëve të tij për postin e zv/presidentit, është Mitt Romney, ish-guvernatori i Masachuset thotë revista Times, duke cituar dy eksponent të partisë republikane Romney, i cili i përket fesë së mistershme Mormone, besohet se do të forcojë pikën më të dobët të fushatës së McCain ekonominë.
Kandidatura e tij do të zyrtarizohet më 29 gusht pikërisht në ditën kur veterani i luftës John McCain do të mbush 72-vjeç. Por nuk përjashtohet mundësia që ai të ndërrojë dhe mëndje mbi Romneyn, sepse Nju Jork Times, thotë se senatori Arizonës është në një presion të madh nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për të zgjedhur gjeneralin e luftës në Irak David Petraues.
Konventa e republikanëve ku do të zyrtarizohen dy emrat për president dhe zv/president do të mbahet nga 1 me 4 shtator në Seint Poll të Minesotës. Ndërkaq në kampin e demokratëve fshehtësi e plotë. Obama ka zgjedhur emrin e krahut të tij të djathtë por nuk ka dhënë asnjë informacion më tepër.
Mediat spekulojnë për 3 emra senatorin Deleuerxh Joe Biden, atë të indianes Iven Baey dhe guvernatorin e Viginies Timethin am Cain. Edhe emri i Hillary Clinton gjendet në listë thonë mediat megjithatë shpresa e saj për të qenë numri dy i Shtëpisë së Bardhë u venit pasi bashkëshorti Bill Clinton ka një marrëdhënie aspak të mirë me Obamën./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle
Montazh: Ergis Hasanbelli