Egbo: Do të jetë e vështirë, duhen bërë kontrolle
Ekipet shqiptare janë në pritje për të nisur stërvitjet me shpresën që të ketë sa më shpejt një datë për zhvillimin e ndeshjeve.
Federata dhe Ministria e Shëndetësisë kanë filluar komunikimet për të lejuar skuadrat të vijojnë garën e lënë përgjysmë.
Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo thotë për Tv Klan se do të duhet kohë të rikthehet forma e futbollistëve.
“Lojtarët kanë më 2 muaj pa prekur topin me këmbë. Do të jetë e vështirë. Do të nisë në mënyrë individuale, por në ndeshje luhet në grup dhe do të ketë kontakt, nuk është e njëjtë”.
Mendohet që përgatitjet të rinisin më 18 Maj, por ende nuk ka një datë për kampionatin. Për të qenë të sigurtë, Egbo thotë që duhen bërë kontrolle në kushtet e Covid-19, pasi do të ishte vështirë për ekipet shqiptare që kanë një numër të kufizuar lojtarësh.
“Duhet të ketë kontrolle. Nëse dalin 2, 3 ose 5 lojtarë me virus nuk kemi mundësi t’i zëvendësojmë”.
Superliga duhet të zhvillojë edhe 10 javë, pa harruar ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. UEFA i ka kërkuar federatave që të përfundojnë aktivitetin deri në fillim të Gushtit.
Tv Klan