Fenerbahçe vendosi të mos u tërhiqte nga Superliga turke, ndërsa pasoja të rënda ka marrë Trabzonspor. Klubi përgjegjës për trazirat në atë sfidë mes tyre dhe gjigantit nga Stambolli është gjobitur dhe marrë masa të ashpra nga Federata turke e futbollit.
90 mijë Euro duhet të paguajë Trabzonspori për shkak të dështimit të organizimit të sfidës, por edhe 6 ndeshje si vendase pa praninë e tifozëve.
Dënim që u prit ashpër nga klubi turk, pasi ka reaguar në mënyrë të paprecedent dhe me fjalë fyese ndaj Federatës. Gjithashtu janë pezulluar nga një ndeshje dy futbollistë, si dhe ndihmës trajneri i Trabzonit.
Trazirat në stadiumin e Trabzonspor ndodhën në fundin e takimit të fituar nga Fenerbahçe me shifrat 3-2. Tifozët vrapuan në fushë dhe sulmuan lojtarët dhe stafin verdheblu, teksa më i lënduari ishte portieri Livakoviç, i goditur në kokë.
Klan News