Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e një 27-vjeçareje
Gjykata e Apelit në Tiranë la në qeli pa afat Altin Çokun, duke rrëzuar kërkesën e tij për t’u liruar.
Ai akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e një 27-vjeçare, të cilës i kishte publikuar një foto nudo në rrjetin social TikTok.
Në telefonin e të resë u gjetën komunikime ku i kërkonte Çokut fshirjen e fotos. 39-vjeçari ka mohuar akuzat duke pretenduar se foton e ka publikuar tjetër njeri.
Tv Klan