Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-Presidentin Ilir Meta, si dhe “detyrim paraqitje” për deputeten Monika Kryemadhi.

Pas vendimit të Gjykatës në një prononcim për mediat deputetja e Partisë së Lirisë e njëkohësisht ish-bashkëshortja e Ilir Metës, u shpreh se nuk kishin shpresa se do të kishte një ndryshim në këtë vendim.

Kryemadhi theksoi se qëndrimi i saj në Gjykatë ka qenë se Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me akuzat ndaj tij.

Monika Kryemadhi: Është qesharake, dhe po ta shikoni e gjitha është që të mos kandidojë Erisa Xhixho, Monika, Ilir Meta e tjer. Nuk kishim shpresë që mund të kishte ndryshim. Është ajo që thashë më parë, drejtësia e kastruar, e vështirë është për gjyqtarët që të dalin kundër vendimit të Prokurorisë sepse ju e dini që prokuroria siç intimidon njerzit do të intimidojë edhe gjyqtarët, kështu që nuk kishim ndonjë shpresë. Ato që kishim për t’jua thënë ua tham në sy dhe nuk e ngrinin dot kokën.

-Duke qenë se ju dhe zoti Meta keni akuza të përbashkëta a mund të na thoni se cili ishte qëndrimi juaj?

Monika Kryemadhi:Qëndrimi im ishte që për çdo gjë që akuzohet Ilri Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Qëllimi, aty u vërtetua që çështja CEZ-DIA ka filluar në Janar të 2018, pra do të thotë që 6 vjet është dosja dhe duke qenë se skanë pasur asgjë për CEZ-DIA e kanë bashkuar me akuzat e mia dhe ishte qesharake kur prokurori tha që Monika Kryemadhi e ka hequr mitrën në 27 Maj të 2019 në bashkëpunim me Ilir Metën. Tani Ilir Meta as kirurg nuk është. Kjo është prokuroria dhe drejtësia. As asistencë mjekësore se asnjëherë nuk më ka ardhur në spital kur jam operuar se do të merrej me reformën në drejtësi. E dyta ja sqarova prokurorisë të gjitha gjërat. Edhe gjyqtari u shokua, por nuk e ka forcën të ndryshojë vendimet e Prokurorisë. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, por në fakt merret në burg Ilir Meta. Nuk është problem që Ilir Meta është i rrezikshëm, por duan ta bëjnë me urdhër ta Edi Ramës. Unë në fakt kisha qejf të ma bënin njëherë në javë detyrimin paraqitje që të vija të bëjë javë për javë konferencë këtu, por do ta bëj njëherë në muaj.

Kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për të njëjtën dosje janë nën hetim edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”./tvklan.al