Pasditen e kësaj të shtune në studion e “Rudina” në Tv Klan të ftuarit folën rreth temës se cili ishte takimi që u ka ndryshuar jetën.
Në rrëfimin e saj, ekonomistja Anila Çobani u shpreh se është një person e cila nuk merr shumë parasysh mesazhet, mendimet apo takimet me të tjerë, duke u shprehur se “takimi më i rëndësishëm është ai me vetveten”.
Megjithatë duket se një takim gjatë kësaj vere i ka ndryshuar jetën. “Kam kaluar në një stad tjetër, në të gjitha dimensionet”, shprehet ajo teksa tregon momentin e takimit me nipin e saj që i dha për herë të parë statusin e gjyshes.
Anila Çobani: Takimi më i rëndësishëm është ai me vetveten nuk na ndodh në kohë, por në të gjithë etapat e jetës. Nuk marr asnjë mesazh nga takimi me të tjerët, mund të marr shembuj, por të marr mesazhe që të më japin spunto në jetë absolutisht që nuk është rasti im. Ndërsa, takimi i fundit që unë kam pasur me nipin tim që sapo ka ardhur në jetë dhe është në SHBA, erdhën këtë verë… Unë kam kaluar vërtet në një stad tjetër të jetës, në të gjitha dimensionet edhe në mënyrën si mendoj edhe në mënyrën si i përjetoj gjërat duke pasur synim që të jetoj sa më gjatë, që të kërcej në dasmën e tij.
Rudina Magjistari: Një tjetër motiv! Është shtuar një motiv shumë i rëndësishëm në jetën tënde, për të qenë në formë dhe për të shijuar të tjera momente që jeta do i rezervojë.
Anila Çibani: Kur kanë zbritur në aeroport, takimi me atë ishte takimi me mbretin.
/tvklan.al