Pep Guardiola, pret kthesën ndaj Juventusit në Champions League. Në konferencë për shtyp, trajneri i Manchester City-t, deklaroi se është normale që të ketë një moment të vështirë pas 8-9 viteve, por u shpreh se ka besim se skuadra e tij do të rikthehet.

Guardiola theksoi se dëshira e tij tani është që t’i rikthehen futbollistët nga dëmtimet, ndërsa tha se beson se ekipi do të rikthehet si dikur.

“Mos harrojmë kush është Juventusi. Në Itali ata janë skuadra më e mirë në histori. Janë mësuar të luajnë me shumë presion, ndërsa cilësitë nuk iu mungojnë. Ne po luftojmë për tu rikthyer në skuadrën që ishim më parë.

Pas 8-9 vitesh mund të ketë një moment të keq, por jam i bindur se do të rikthehemi. Këto janë gjëra që ndodhin. E vetmja gjë që dua në këto momente është që të më rikthehen lojtarët. Kam besim të plotë tek ekipi, edhe nëse rezultatet vazhdojnë të jenë të këqija”, theksoi Guardiola. /tvklan.al