Histori me zhurmues- Një nga historitë më të pazakonta të periudhës së diktaturës, që i kalon kufijtë e Shqipërisë.
Agllaia Zoto ishte e ftuar sot në “Histori me zhurmues”, të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, ku tregoi historinë e saj të rrallë. Ajo përjetoi momente depresioni të regjimeve totalitare të Lindjes, por edhe ajrin e lirisë së Perëndimit.
Nga lufta, partizane e ditëve të para, ajo rrëfen episodin e shumëdiskutuar të Ramize Gjebresë, që u pushkatua me preteksin e shkeljes së moralit komunist.
Njeriu që filloi studimet në Beograd dhe që provoi burgun e Jugosllavisë së Titos. Një tjetër moment që la gjurmë në jetën e saj ishte edhe periudha e studimit në Bullgari.
E përkëdhelura e Byrosë Politike, që përfundoi studimet për drejtësi në Sofje, u emërua të ndjekë proceset e hetimit dhe të gjykimit të diversantëve të viteve ’50.
Por një dashuri me një nga njerëzit e drejtësisë bullgare e shtyu të vendoset në Sofje, pas lejes që i dha vetë Enver Hoxha.
E pakënaqur nga zhvillimet politike në Bullgari, ajo u kthye në një rrezik ëpr qeverinë dhe për pasojë ata e dërguan në çmendinë.
Më pas ishin vitet e Francës, vitet më të bukura për të, kur ajo fillon të merret me letërsi.
Historia e jetës së zonjës Agllaia është e mbushur me absurditete, të papritura, aventura, duke e kthyer në një nga historitë më të rralla, në kufijtë e një tregimi fantastik./RTV Klan Arkiv. /tvklan.al