Policia e Shkodër ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se në pranga ka rënë 41-vjeçari Bledar Cafi, i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë, pasi rezulton i dënuar në këtë shtet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.
Policia në një njoftim për mediat sqaron se për Cafin, Gjykata e Triestes/Itali ka marrë një vendim të formës së prerë për dënimin e tij me 4 vjet e 2 muaj burgim.
Tashmë për Bledar Cafin do të vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë./tvklan.al