Kërcënonin me jetë një shtetas dhe familjen e tij
Këta janë tre vëllezërit që u ndaluan nga policia e Tiranës për kërcënimin e me jetë të një shtetasi dhe familjes së tij.
Xhekson, Eugert dhe Aleks Titini të tre nga Dibra, por me banim në kryeqytet ishin denoncuar nga një banor në rrugën Jordan Misja, të cilit e kishin i kishin çuar mesazhe se do ta vrisnin bashkë me familjen nëse nuk u jepte 50 mijë Euro.
Pas denoncimit të bërë nga ana e të riut, identiteti i të cilit nuk dihet ende, policia në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda finalizoi operacionin e koduar “BROTHERS”.
Tre vëllezërit Titini janë mbajtur nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për disa muaj, ndërsa janë arrestuar për akuzën e gjobëvënies.
Nga të dhënat e deritanishme rezulton se Eugert Titini është personi që kishte gjetur prenë dhe nëpërmjet vëllezërve kërkonin shumën e parave. hetuesit kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e vëllezërve ku ka rezultuar se kërcënimet janë bërë përmes telefonit, por edhe gjatë takimeve në ambiente të ndryshme.
Ky është rasti i dytë i gjobëvenies që ndodh në kryeqytet dy javët e fundit. Pak ditë më parë policia arrestoi 30-vjeçarin Edmond Gecaj dhe të riun Ilson Beqiraj, të cilët i kishin vendosur gjobë 12 mijë Euro një personi në Tiranë.
Tv Klan