Sulmuesi: Italia, pjesa më e mirë në jetë
Zlatan Ibrahimoviç ka ushqyer zërat mbi rikthimin e tij tek Milan. Sulmuesi suedez është një lojtar i lirë tashmë që është larguar nga LA Galaxy.
Do të bashkohem me një klub që do t’i rikthehet fitoreve duke e rifreskuar historinë e vet. Është vetëm një klub i tillë që do të më bëjë të rigjej motivimin për të surprizuar sërish. Kështu deklaroi Ibra për revistën italian GQ.
Zlatan Ibrahimoviç ka pranuar se në zgjedhjen e tij nuk ka ndikuar vetëm fanella e Milanit, por edhe familja e tij që mesa duket është ndjerë mirë në kohën kur ai luante për kuqezinjtë.
Ibra ia dedikon të gjithë suksesin në karrierë jetesës në Itali dhe eksperiencës së tij në Serie A. Veçanërisht trajnerit Fabio Capello.
Ai tregon se pas çdo seance stërvitore Capello e vinte përballe 5 ose 6 mbrojtësve për një orë duke krosuar apo duke goditur për të shënuar, si detyra kryesore që ka një sulmues.
Zlatan Ibrahimoviç është gjithnjë karizmatik edhe me deklaratat e tij. Tashmë që nuk do të jetë më pjesë e kampionatit amerikan, u është drejtuar tifozëve të LA Galaxy, me fjalën, shkoni shihni “baseball” tani.
Tv Klan