Ilir Daja është trajneri i ri i Dinamo City-t. Në fakt, tekniku kryeqytetas kishte nisur prej ditësh punën me skuadrën , por vetëm sot ka ardhur prezantimi. Ai u shfaq në konferencë për shtyp para ndeshjes me Partizanin.

Trajneri 57-vjeçar, njoftoi largimin nga Ballkani pak ditë më parë dhe nuk ka humbur kohë për skuadrën e re.

Daja e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën, përveç Dinamos, ka drejtuar ekipe si Besa, Tirana, Skënderbeu, Flamurtari dhe Partizani.

Në stolin e bluve, ai do të pasojë të larguarin Dritan Mehmeti. Ilir Daja, do të bëjë debutimin, në derbin ndaj Partizanit, sfidë e planifikuar për tu luajtur ditën e enjte. /tvklan.al