Inter nuk po e gjen rrugën e daljes nga kriza. 2 humbje dhe 5 barazime radhazi. Në javën e 22 të serie A, mori një barazim në fushën e SPAL.
Në fakt pika e Interit iu dha nga vetë futbollistët e skuadrës vendase. Pas një pjese të parë të varfër, 45 minutëshi i dytë nisi me autogolin e Vicarit. Inter u përpoq të shënonte edhe vetë por të paaftë apo të pafat para portës, futbollistët zikaltër nuk ia arritën.
Pas disavantazhit lojtarët e SPAL, rritën lojën e tyre, insistuan më shumë dhe gjetën golin e barazimit në minutën e fundit të ndeshjes.
Paloschi nuk e çoi dëm krosimin në hyrje të zonës duke marrë një pikë me shumë rëndësi dhe vlera, për mënyrën si u zhvillua loja.
Inter rrezikon vendin e 4 pasi Roma ndodhet vetëm 3 pikë larg dhe ka mundësinë të përfitojë në ndeshjen e mbrëmjes ndaj Sampdorias.
Një ditë më parë Juventusi fitoi 2-0 me Choevon me gola të Khedira dhe Higuain.
Tv Klan