Intervistë me trajnerin e skuadrës kombëtare të futbollit, Astrit Hafizi, lojtarin Luan Pinari dhe Shkëlqim Muça.
Astrit Hafizi: Është e vërtetë që krijuam disa mundësi që ne na la mundësia që të shpresonim diçka të mirë, më të mirë se ndeshjen e parë. Por është një diçka në lojën e futbollit, që nëqoftëse nuk arrin të shënosh, nuk je i qartë para portës, nuk arrin të shfrytëzosh ato pak raste që krijohen, do të shfrytëzojë kundërshtari, të cilat ai i shfrytëzoi dhe kjo është diferenca ndërmjet lojtarëve tanë dhe lojtarëve tyre të cilët në pak raste që krijojnë ato arrijnë t’i shënojnë ato mundësira që krijohen. Ne për fat të keq nuk arritëm të shënonim dhe kështu që ndeshja ishte e tillë që ne nëqoftëse një skuadër do të arrinte të shënonte golin e parë dhe kishte dhe shanset më të mëdhaja për të fituar ndeshjen. Unë mendoj që grupi i lojtarëve ka nevojë për diçka për një besim më tepër në veten e tyre për të arritur atë që duhet. Sepse siç thashë loja ishte normalisht e ekuilibruar në disa momente dhe ne mund të arrinim në avantazh edhe më përpara se kundërshtari. Por nuk mjafton vetëm kaq rëndësia është që ta dish dhe të arrish të fitosh një ndeshje. Kjo i mungon skuadrës sonë.
Luan Pinari: Mendojmë që ndeshjet e tjera do të marrim rezultat pozitiv duke filluar deri tek ndeshja e parë me Letoninë që është në Tiranë pastaj me Greqinë që është në Greqi. Gjithmonë jemi optimistë.
Shkëlqim Muça: Pas një periudhe të vështirë, kalova një operacion të vështirë desha të falenderoja në radhë të parë ata që ma mundësuan këtë kurim sidomos zoti Ilir Meta i cili qe shumë i gatshëm, zoti Bashkim Zeneli që më ndejti gjatë gjithë kohës pranë dhe konsullit në Gjermani zotit Kabllov dhe mund të them që kam arritur një shërim të plotë dhe mendoj që tani të bëj pushim të marr veten një herë dhe pastaj shohim e bëjmë. Natyrisht puna është punë por në radhë të parë shëndeti./tvklan.al