Vlerësohen për arritjet me Inter dhe Bologna
Liverpool po konsideron dy trajnerë të Serisë A si pasuesit e Jurgen Klopp. Lajmi vjen pasi në mediat gjermane u raportua se Xabi Alonso i Leverkusen do të vijojë të drejtojë klubin që po kryeson Bundesligën dhe është pranë titullit kampion.
I pari është Simone Inzaghi i Interit, tjetri është Thiago Motta. Puna e tij ka bërë që Bologna të ngjitet në tabelën e Serie A dhe të konkurrojnë për vendet e Champions League.
Raportohet se të dy po merren në konsideratë dhe se duhen diskutuar të gjithë skenaret. Inzaghi ka një pengesë pasi nuk flet anglisht dhe kjo është një arsye e fortë për t’i ulur pikët teknikut që një vit më parë e çoi Interin deri në finale e Champions League.
Sa për Motta-n, ai është një kandidat tepër interesant. Ai nuk ka fituar asgjë, por duket se cilësitë e tij dhe ambicia për të kapur majat bëjnë optimistë drejtuesit e Liverpool.
Kreditet e tij do të shtohen shumë nëse Bologna do të arrijë të sigurojë pjesëmarrjen në Champions këtë sezon.
Tv Klan