Presidenti: Gabim i pafalshëm, përgjegjësit para drejtësisë

Irani pranoi se ka rrëzuar aksidentalisht avionin e linjës ndërkombëtare të Ukrainës pak minuta pas nisjes nga Teherani, duke lënë të vdekur 176 pasagjerë. Sipas ushtrisë, avioni kishte fluturuar në një zonë që i përkiste Gardës Revolucionare të Iranit dhe ishte ngatërruar me një avion armik.

Presidenti Hassan Rouhani e ka cilësuar goditjen si një gabim njerëzor, por të pafalshëm. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai shkruan se vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit për këtë tragjedi të madhe.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy kërkoi që Irani të vendosë pa vonesa para drejtësisë përgjegjësit dhe akordojë kompensimin. Ai tha se Ukraina pret një falje zyrtare.  

Rrëzimi i “Ukraine Airlines” të mërkurën e kaluar, erdhi vetëm pak orë pasi Irani hodhi 23 raketa mbi dy baza ushtarake amerikane në Irak, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes Qasem Soleimanit. /tvklan.al

Tv Klan