Mjekët: Dominojnë moshat 18-30 vjeç. Duhet kujdes i shtuar këtë periudhë
Përpos koronavirusit gjatë javëve të fundit janë shtuar ndjeshëm personat me viroza të stinës apo grip sezonal. Sipas mjekes Izabela Xake në Poliklinikën 6 në Kombinat raste të tilla janë dyfishuar dhe dominojnë të rinjtë
Disa nga simptomat janë kolla dhe rrufa, ndërsa në rastet që dyshohet për Covid bëhet testimi i pacientëve.
Sa i përket procesit të vaksinimit në Qendrat Shëndetësore, sipas specialistëve ka patur interes të lartë nga të rinjtë. Nga ana tjetër mjekja tregon dhe procedurën që ndiqet kur qytetarët nuk kanë mjek familje apo e-albania për hedhjen e vaksinës.
Në prag të ndërrimit të viteve specialistët bëjnë apel për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve për shkak të gripit stinor dhe Covid-19.
Klan News