Muajt Tetor-Nëntor janë më të favorshmit për të kryer vaksinën kundër gripit sezonal sipas specialistëve.

Besar Hysi, Mjek Familje, Qendra Shëndetësore Nr. 6: Jemi para sezonit të dimrit dhe kjo është periudha më e mirë për ta marrë vaksinën e gripit. Të gjithë këto pacientë i mbron nga sëmundjet kronike që ta kalojnë sa më lehtë gripin.

Personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe ata me imunitet të dobët rekomandohet ta kryejnë vaksinën kundër gripit gjatë kësaj periudhe.

Besar Hysi, Mjek Familje, Qendra Shëndetësore Nr. 6: Kemi të sëmurët kronikë që janë të parët për vaksinimin, pacientët e grupmoshave të ndryshme, pasi kemi edhe pacientë me patologji të ndryshme. I mbron këto të sëmurë nga problemet pulmonare, kardiake dhe gratë shtatzënë duhet ta marrin me patjetër, pasi mbron edhe fetusin.

Prej disa ditësh në të gjithë vendin janë shpërndarë rreth 280.000 doza ndaj gripit sezonal në të gjitha Qendrat Shëndetësore.

Klan News