Riprogramimi i qelizave të trupit mund të çojë në jetëgjatësi. Në këtë konkluzion kanë dalë shkencëtarët e Institutit Salk në SHBA. Në studim janë marrë minjtë dhe pas përfundimit të eksperimentit të riprogramitit të qelizave të tyre rezulton se ata jetuan 30 përqind më shumë se kafshët e patrajtuara.
Shkencëtarët thonë se kanë rritur sukses me jetëgjatësinë e minjve pas riprogramimit të qelizave të trupit të tyre duke përdorur një teknikë që sugjeron se procesi i plakjes mund të ndryshojë.
Përpjekjet e mëparshme për të bërë këtë eksperiment kanë dështuar, pasi vetëm disa kohë pas riprogramimit të qelizave minjve iu është shfaqur tumori dhe kanë ngordhur.
Megjithatë, pas hulumtimit të fundit, të udhëhequr nga Profesor Juan Carlos Izpisua Belmonte i Institutit Salk në SHBA, minjtë kanë jetuar rreth 30 përqind më shumë se kafshët e patrajtuara dhe nuk janë prekur nga kanceri.
Shkencëtarët gjithashtu kanë raportuar rezultate pozitive në testet mbi qelizat e njeriut në laborator./tvklan.al