Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në vijim të turit “Shqipëria po Ndryshon”, u prit ne një takim nga banore te Rrëshenit.

Duke kritikuar qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj reformave te arritura në vend Topalli tha se 4 vitet e qeverisjes së mazhorancës se djathte kanë qenë ato te premtimeve të mbajtura.

Jozefina Topalli: “Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranës që proteston kur Shqipëria hyri në NATO. Jemi dy botë krejt të ndryshme. Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranës që hedh baltë mbi rrugën që po e bën jetën më të mirë. Nuk është më Partia Socialiste. Është partia e betonit. Nuk është Partia Socialiste, është partia e lejeve të ndërtimit. Nuk është Partia Socialiste, është partia e 15 përqindëshit. Është partia që hedh baltë në çdo vepër, në veprat e jugut, në veprat e veriut, në veprat e integrimit, në rritjen e pensioneve, por s’është vetëm dhe vetëm infrastruktura, nuk janë vetëm rritja e rrogave, nuk janë vetëm rritja e pensioneve, nuk është vetën dyfishimi i buxhetit, nuk është vetëm dyfishimi i të ardhurave. Është rritja e turizmit. Është rritja e eksporteve. Është digjitalizimi. Është ulja e vjedhjes, është ulja e korrupsionit, është rritja e imazhit, është zbukurimi  imazhit të shqiptarëve, e mbi të gjitha është shpejtësia e integrimit”.

Sipas Topallit mandati i ardhshëm i qeverisë se djathte do te thotë rritje ekonomike, heqje vizash dhe një Shqipëri Evropiane./tvklan.al