Gjithmonë e më shumë po flitet që Stefano Pioli dhe Milan nuk do të bashkëpunojnë përtej këtij sezoni edhe pse kontrata e tij zgjat deri në 30 Qershor të 2025.
Eliminimi nga Europa League e ka bërë më të qartë planin e drejtuesve. Mediat italiane përmendin edhe kandidatët që mund ta zëvendësojnë ku në krye të listës është spanjolli Julen Lopetegui.
Ish-trajneri i Spanjës, Real Madrid e Sevilla është i lirë pas largimit nga Wolverhampton në verën e vitit të kaluar. Emrat e tjerë të përmendur janë Paulo Fonseca, Christophe Galtier e Marcelo Gallardo.
Portugezi Fonseca ka përvojë në Itali si trajner i Roma dhe momentalisht drejton Lille në Francë. Francezi Galtier drejton Al-Duhail në Katar, ndërsa argjentinasi Gallardo është trajner i Al-Ittihad në Arabinë Saudite. Te Milan po mendojnë të ndërtojë strategjinë për sezonin e ardhshëm.
Tv Klan