FurgonatUrdhëri i Ministrit Tahiri për të ndaluar qarkullimin e furgonëve 8+1 dhe deklarata e kryeministrit Rama se aksioni ka për qëllim vetëm subjektet e palicensuara ka sjellë kaos dhe pështjellim tek drejtuesit e furgonëve. Një pjesë e tyre kanë lënë grevën dhe i janë rikthyer punës, ndërsa të tjerë janë ende në pritje.

Ata që kanë nisur punën kryejnë më së shumti itenerare brenda rrethit, pasi i druhen policisë.

Ka dhe nga ata që besojnë se zgjidhje këtij problemi do t’i japë Ilir Meta. Në Elbasan, drejtuesit e furgonëve thonë se do ta vazhdojnë grevën.

Në Korçë drejtuesit e furgonëve bllokuan për disa minuta aksion nacional Korçë-Pogradec, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre për t’i dhënë fund informalitetit në këtë sektor. Protesta është monitoruar nga forcat e policisë, të cilët gjithashtu kanë ndaluar dhe hequr patentat më shumë se 20 drejtues furgonash që punonin pa licensë.