Stavri Nica është trajneri më i ri i Kastriotit. Tekniku 70-vjeçar ka bërë prezantimin para skuadrës krutane dhe ka nisur menjëherë nga puna.

Në stolin e Kastriotit, Nica do të pasojë të larguarin Dorjan Bubeqi. Ky i fundit u largua nga skuadra e Kategorisë së Parë, menjëherë pas humbjes 2-0 ndaj Vorës në shtëpi.

Pas shtatë javëve të para, Kastrioti mban vendin e pestë me 10 pikë të grumbulluara.

Synimi i drejtuesve është që ekipi të renditet në vendet e para, për të siguruar “play off”-in dhe më pas të tentojnë ngjitjen e mundshme në Superiore. /tvklan.al