Përbërësit për 10 persona:

6 vezë

250 gr sheqer

350 gr miell për kek

300 gr gjalpë

2 limona

2 lugë çaji sodë pjekje

1 majë luge kripë

Përgatitja:

Përzieni bashkë në një enë gjalpin me sheqerin, duke i rrahur fortë. Shtoni në të lëkurë të grirë limoni. Në këtë masë shtoni një nga një vezët dhe më pas miellin e përzier me kripë e sodë buke. Hidheni në tavën e posaçme dhe piqeni në furrë për 30 minuta në 175oC, e më pas uleni nxehtësinë e pjekjes në 160oC për 30 minutat e tjera. Nëse e shihni se sipërfaqja e tij merr shpejt ngjyrë, mbulojeni me një letër alumini. Pasi të piqet, lerëni të ftohet, spërkateni me sheqer pluhur sipër dhe priteni në copa për ta shërbyer në fund.   

/tvklan.al