Këngëtarja me origjinë shqiptare në Greqi, Eleni Foureira, ka bërë testin e Heritage, e cila nxjerr prejardhjen dhe origjinën. Gjatë qëndrimit në Izrael për Eurovizionin, ajo bëri testin e ADN-së për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore.
Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren. Menaxheri i kompanisë Heritage, që është sponsor i Eurovizion, tha se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke. Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.
“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”
, ka thënë këngëtarja Foureira pasi mësoi rezultatet e testit të Heritage. Eleni priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%.
Eleni Foureira ka emigruar në moshë të vogël me familjen drejt Greqisë, ku u rrit dhe zhvilloi karrierën si këngëtare e suksesshme. Ajo ka pranuar publikisht origjinën shqiptare. Vitin e kaluar Foureira përfaqësoi Qipron në Eurovizion dhe u rendit në vendin e dytë.
/tvklan.al