Çifti po kalon pjesën më të madhe të kohës së bashku.
Kim Kardashian dhe Pete Davidson e u panë së bashku për herë të parë rreth 5 muaj më parë dhe që prej asaj kohe duket se dyshja po kalojnë çdo dite e më shumë kohë pranë njëri tjetrit .
Pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram, çifti ka vijuar të shijojë daljet e tyre publike teksa burime pranë tyre thonë se Kim është e çmendur pas Pete .
Ajo ndihet më e lumtur se kurrë në krahët e tij dhe komediani tashmë po kalon më shumë kohë në Los Anxhelos për të qënë pranë saj.
Davidson po njihet me fëmijët e Kim teksa kjo e fundit kërkon që të krijojë një situatë komode për të gjithë. Sipas burimeve pranë çiftit, Pete nuk fle në shtëpinë e Kim.
Për gjatë marrëdhënies së saj me Davidson, Kardashian nëna e 4 fëmijëve është marrë edhe me procedurat e divorcit nga ish – bashkëshorti i saj Kanye West.
Tv Klan