Arrestohen edhe 3 belgë
Policia në Belgjikë ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine në bordin e një anije. Sipas asaj që bëhet e ditur, në pranga kanë rënë katër persona, tre belgë dhe një shqiptar.
Sasia e lëndës narkotike u gjet pasi kishte arritur në portin e Gentit. Ajo ishte fshehur në një qese të zezë mes ngarkesës së qymyrgurit. Kokaina do të arrinte një vlerë rreth 2.6 milionë euro nëse do të dilte në treg.
Mediat kanë zbuluar se anija i përkiste një kompanie gjerman. Ajo ishte nisur nga porti i Barranquilla-s në Kolumbi.
Tre prej personave të përfshirë në ngjarje mbanin veshur kokore dhe xhaketa sikur ishin punonjës të portit në momentin e arrestimit. Mes tyre edhe shqiptari, mosha e të cilit është 26-vjeçare. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.
Mediat shkruajnë se gjatë aksionit të policisë u sekuestrua edhe 1 arë 1.7 milionë euro cash dhe 20 kilogramë flori. /tvklan.al