Kombëtarja zhvilloi sot paradite stërvitjen e fundit në Tiranë. Përgatitjet zgjatën pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua tek aspekti atletik, ndërsa më pas u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme, përfshi goditjet në portë. I gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe rreth orës 15:00 është nisur drejt Pragës.
Në orën 18:30 trajneri Sylvinho do të mbajë konferencën para ndeshjes me Çekinë. Takimi i Ligës së Kombeve do të luhet nesër prej orës 20:45 në Epet Arena dhe do të transmetohet në Tv Klan. Në këtë grumbullim që vlen edhe për sfidën e së hënës në fushën e Gjeorgjisë ka edhe 3 prurje të reja.
Mesfushorët Adrion Pajaziti e Feta Fetai të cilët janë edhe pjesë e Shpresave për këtë edicion dhe sulmuesi Indrit Tuci. Mungesat për shkak të dëmtimeve, por edhe paraqitjet që kanë bërë këtë sezon i kanë hapur rrugën drejt Kombëtares A.
Tv Klan