Është radha e Tiranës për të parë “Komedia që shkon për dreq”, pas Durrësit dhe Korçës. Nga e enjtja ekipi i përzgjedhur nga regjisorja Driada Dervishi për veprën britanike që në 2015 meritoi çmimin “Laurence Olivier” si “Komedia më e mirë e re”, vjen në Teatrin Kombëtar.
Përmbajtja: Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Monika Lubonja Bujar Asqeriu, Sokol Angjeli, Alesia Xhemalaj dhe Donald Shehu janë aktorë amatorë. Ata angazhohen të ngjisin në skenë një vepër të rëndësishme, por pa sukses.
“Komedia që shkon për dreq” kthen si aktore Monika Lubonjën. E vetmja gjë që shkon mirë në shfaqje është ideja që komedia i përcjell publikut.
Tv Klan