Lajme Arkiva 2003
Anëtarët socialistë të komisionit hetimor anti- Rama i kanë kërkuar kryetarit Sokol Olldashi miratimin e kalendarit të punës për komisioni që të kalohet në shqyrtimin e dokumentave të mbledhura nga të dyja palët.
Komisionerët socialistë kërkuan që duke filluar që nga mbledhja e ardhshme komisioni të ketë një program të ngjeshur pune për të filluar me shqyrtimin e dokumentave thirrjen e dëshmitarëve e më pas verifikimin në terren të investimeve të bëra në terren nga Bashkia e Tiranës nga viti 1992 deri në vitin 2002, në mënyrë që të kapen afatet e përcaktuara për punën e komisionit hetimor.
Ndërkohë kryetari Sokol Olldashi por njëkohësisht edhe komisionerët socialistë kanë bërë publike disa shqetësime që kanë hasur gjatë mbledhjes së provave në bashkinë e kryeqytetit dhe sipas të dyja palëve në dosjet e prokurimeve publike të dorëzuara nga bashkia ka shumë mungesa që krijojnë vështirësi në hetime./tvklan.al