Konferenca e Ambasadorëve të Shqipërisë për vitin 2008 e cila mbylli punimet vetëm një ditë më pare shënoi risi, për nga përmbajta dhe pjesëmarrja e personaliteteve ndërkombëtare. Diplomacia shqiptare u mblodh në një kohe kur Shqipëria ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO, kur liberalizimi i vizave mes BE-së dhe Shqipërisë është një realitet i prekshëm dhe kur Kosova ka fituar pavarësinë e saj.
Ministri i Jashtëm Italian, Franco Frattini, ai çek, Karel Schwarzenberg, zv-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, z.Stuart Jones, zv-ministri i Jashtëm i Finlandës, Marcu Lyra, vendi i të cilit ka aktualisht presidencën e OSBE, analisti i njohur ndërkombëtar, Janusz Bugajski, përshëndeten punimet e kësaj konference duke dhëne mesazhe të forta dhe mbështetëse për procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.
Kryeministrit Sali Berisha, përshëndeti gjithashtu konferencën, ku foli për një dimension të ri të diplomacisë shqiptare atë ekonomik, jashtë kornizës tradicionale me karakter politik. Berisha vuri theksin në rendësin e promovimit të imazhit të vendit në botë për të garantuar më shumë investime të huaja.
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, foli mbi prioritetet më të rëndësishme të qeverisë dhe politikës së jashtme. Për Bashën prioritet të jetë liria e qarkullimit të qytetarëve, liberalizimi i vizave mes BE-së dhe Shqipërisë. Ai vlerësoi me po kaq rendësi heqja e barrierave brenda vetë rajonit tonë.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, tha se Shqipëria ka plotësuar pothuajse të gjitha kushtet për të përfituar liberalizim të vizave, duke i shtuar këtij deklarimi si afat verën e vitit 2009.
Zv-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, z.Stuart Jones, vlerësoi reformat që ka realizuar Shqipëria dhe u shpreh para ambasadorëve se këto arritje sollën ftesën për anëtarësim në NATO.
Ministri i Jashtëm i Republikës Ceke, z.Schwarzenberg, deklaroi se gjatë presidencës çeke të Bashkimit Europian, për periudhën janar-qershor 2008, liberalizimi i vizave mes BE-së dhe Shqipërisë do të jetë prioriteti i agjendës së vendit të tij./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi
Montazh: Vilma Halilaj