Lideri komunist nuk del në dritë
Pas shumë spekulimeve se lideri komunist i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka ndërruar jetë, një zyrtar nga Koreja e Jugut ka pretenduar të kundërtën.
Këshilltari i politikës së jashtme i quajtur Moon Chung-in është shprehur për CNN se Kim gëzon shëndet të plotë dhe asgjë nga ato që shkruhet në mediat ndërkombëtare nuk është e vërtetë.
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut raportuan për herë të fundit për vendndodhjen e Kim kur ai mori pjesë në një takim më 11 Prill. Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve Koreane, ai diskutoi parandalimin e koronavirusit në mbledhje dhe zgjodhi motrën e tij Kim Yo-jong si një anëtare alternative të byrosë politike të partisë në pushtet.
Dyshimet për vdekjen e tij nisën që në 15 Prill pasi ai nuk ishte i pranishëm në ceremonitë për përvjetorin e 108 të lindjes të gjyshit të tij Kim Il Sung, themelues i Koresë së Veriut. Në datën 21 Prill lideri koreanoverior Kim Jong-un kreu një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.
Këto aludime u hodhën nga rrjeti prestigjioz televiziv CNN ku thuhej se Kim Jong-un iu nënshtrua ndërhyrjes pas një ataku kardiak. Por imazhet satelitore kanë identifikuar se një tren 250 metra i gjatë që ka qarkulluar gjatë periudhës 21-23 Prill pranë kompleksit të tij të pushimeve në Wonsan.
Nëse Kim ka vdekur, verifikimi zyrtar mund të vijë vetëm nga media shtetërore e Koresë së Veriut, e cila ka vonuar njoftimet për vdekjen edhe të paraardhësve të Kim, si babait dhe gjyshit të tij, duke i bërë publike deri në katër ditë me vonesë.
Se si qëndron e vërteta kjo ende nuk dihet pasi vendi komunist është jashtëzakonisht i izoluar dhe burimet e vetme të informacionit për botën e jashtme janë mediat e kontrolluara nga regjimi që nuk kanë bërë deri më tani asnjë deklaratë zyrtare.
Klan Plus