Nard Ndoka: “Kohët e fundit janë rritur rastet e denoncimit, apo abuzimit nga mjekët. Disa janë raste spekulative, disa raste serioze. Pavarësisht nga natyra si ministër unë jam i vendosur të mbështes hetime dhe masa ligjore kundër çdo punonjësi dhe mjeku që abuzon me profesionin dhe ligjin. Për mua gjithashtu janë të papranueshme deklarime dhe pranime publike të fenomenit të dhuratave financiare apo ryshfeteve. Asnjë zyrtar i shtetit, punonjës apo individ që pretendon që bën pjesë në elitën e shoqërisë nuk mund të tolerohet në përpjekje të mbajtur gjallë mentalitetin e bakshishit në mënyrë institucionale./tvklan.al