Asnjë shtetet islam nuk është kundër pavarësisë së Kosovës dhe njohja nga bota është vetëm çështje kohe. Të paktën kështu mendon njeriu i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në këto vende. Ish kryetari i bashkësisë islame të Kosovës Rexhep Boja, i quan të kota përpjekjet e Serbisë për të ndikuar tek bota arabe që të mos e njohë Kosovën, bile sipas tij njohjet do të shpeshtohen tash kur Arabia Saudite hapi rrugën.

Rexhep Boja: “Unë nuk them me datë ose me ditë, por në rend të parë simbas sekretarit të përgjithshëm të konferencës janë këtu katër shtetet e Unionit të gjirit arab që janë Kuvajti, Katari, Omani edhe Bahareni.”

Boja tha, se pretendimet e ndokujt se disa nga shtetet islame do të mbështesin Shqipërinë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës ku po zhvillohet procesi gjyqësor rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës janë gënjeshtra.

Rexhep Boja: “Këtë herë pak më tepër kam folur si me thënë u kam dhënë vërejtjen që ju po përkrahni dhe keni dhe shteti juaj bën notë kundër pavarësisë. Ata mu zotuan që është gënjeshtër se nuk e bën Irani atë.”

Ai të enjten është kthyer nga Kongresi nën ndërkombëtar i Ruspodencës Islame që u mbajt në … të Emirateve të Bashkuara Arabe nën patronatin e konferencës islamike.

Rexhep Boja: “Kontaktet, u është bërë si hobi sa të takohemi hajt diçka për Kosovën se e dinë që do tu flas.”

Boja thotë se lobmi i tij nuk do të përfundojë me kaq e as nuk do të ndalet vetëm me vizita. Ky libër i shkruar në gjuhën arabe nga ish kryetari i bashkësisë islame që i dedikohet Kosovës ka pasur ndikim të madh në njohjen e shtetit më të ri në botë nga emiratet e Bashkuara Arabe./tvklan.al