Qeveria është duke diskutuar mënyrën se si do të shpërndajë këstet për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë.

“Qeveria ka një këndvështrim të ri që do t’ia paraqesë parlamentit, për përfituesit, trashëgimtarët. Përfitojnë vetëm trashëgimtarët e rreshtit të parë, apo nuk përfitojnë trashëgimtarët. Si dhe te veteranët e luftës, tek këta nuk përfiton më asnjë trashëgimtar”.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se Fondi për Dëmshpërblimin e Trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve ka ngrirë deri në momentin që do të vendoset se kush do të përfitojë.

“Për përfituesit trashëgimtarë kanë ngrirë deri në një momentin kur ne të kemi të qartë politikën.”

https://www.youtube.com//embed/EVmdpL6NqIw

Në konferencën për mediat, Ahmetaj tha se nuk ka ende asnjë qëndrim zyrtar se si do të ndodhë bashkimi në një institucion të vetëm i tatimeve dhe doganave, për shkak të polemikave me Fondin Monetar Ndërkombëtar. 

“Kemi qëndrime të FMN-së shumë të drejtpërdrejta. Besoj që është një proces dinamik, jo një proces i këputur”.

Qeveria ka projektuar që rritja ekonomike në 2018-ën të arrijnë në nivelin 4.2%, ndërsa do të mbështetet nga investimet në sektorin e turizmit.

Tv Klan