Lajme Arkiva 2003
Reformat shumë të ngadalta dhe krizat qeveritare rrezikojnë negociatat për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Ky ka qenë konkluzioni i negociatorëve të Bashkimit Evropian në përfundim të raundit të tretë të bisedimeve.
Reinhard Priebe: “Ne mendojmë se ecuria e reformave ka qenë shumë e ngadaltë dhe nevojitet shpejtimi i tyre jo vetëm në fushat e negociuara, por edhe në fusha të tjera. Procesi i reformave duhet të udhëhiqet nga një vullnet dhe vendosmëri e qartë politike për të afruar Shqipërinë me Bashkimin Evropian nuk mund të japin një afat kohor për raundin tjetër të negociatave si edhe një afat ku do të mbyllen këto negociata”.
Shqetësim për Bashkimin Evropian paraqesin procesi zgjedhor, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni, stabiliteti në administrat si edhe transparenca, sidomos në dogana. Sipas negociatorëve të Bashkimit Evropian fokusimi në çështje tërësisht të brendshme politike ka tërhequr energjitë dhe vëmendjet më të konsiderueshme të tyre.
Kryenegociatori i Bashkimit Evropian Reinhard Priebe zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Fatos Nano. Priebe deklaroi një ditë më parë se kryeministri duhet të zgjidhë sa më parë zëvendësimin e vendeve vakante në qeveri në mënyrë kushtetuese.
Ky raund bisedimesh nuk konkludoi për shkak të çështjeve ende teknike që duhet të diskutohen në fushën e bujqësisë. Priebe nuk ka caktuar një afat kohor se kur do të rinisin negociata me Shqipërinë./tvklan.al