Pavarësi Sopi është fëmija i parë që ka ardhur në jetë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt të vitit 2008.
Ashtu edhe si vendi i saj i lindjes Pavarësia mbush 1 vjeç. Vogëlushja ka rrëmbyer famën e menjëhershme dhe shihet si simboli i shpresës dhe prosperitetit për familjen Sopi, e cila gjatë luftës së viteve ’98-’99 humbi shumë anëtarë të saj.
Një ditë para festës së madhe së shqiptarëve kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Pavarësinë për t’i dhënë dhuratën e ditëlindjes.
Kryeministri veç të tjerash ka premtuar një jetë më të mirë për të gjithë kosovarët.
Hashim Thaçi: “E shoh pjesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Bankës Botërore, me më tepër njohje, me më tepër zhvillime ekonomike, me rritje të mirëqenies sociale me tepër progres dhe më afër NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.
Paragjykimet dhe mosbesimet ndaj serbët nga kosovarët, por ajri i pastër në resortën turistike, Brezovica, arrin të zbusë tensionet.
Në këtë resort shqiptarë dhe serbë arrijnë të bëjnë ski së bashku e të shijojnë momente relaksi duke lënë mënjanë ndasitë mes tyre.
Arta Kelmendi: ”Po ashtu është po unë për besë nuk di, me politikë nuk merrena kështu që për mua janë krejt njëjtë”.
Përparim Saraçini: “Se dinë fort mirë ça kemi vujt prej tyre e këtu besoj që është sport edhe nuk merremi me politikë, po vijmë vetëm për ski”./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle