Në konferencën ‘Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në BE’ deri në vitin 2030, trajtimi i pengesave përpara kryeministri Rama e ka konsideruar perdorimin e vetos nga disa shtete anëtare për të penguar shtetet kandidate nga Ballkani Perëndimor si politikë antievropiane. Në mënyrë të veçantë Rama ju drejtua qeverisë bullgare se me veton e saj vetëm sa do të dëmtoje BE-në.
Pse po e bllokojnë Maqedoninë e Veriut për të treguar se sa të fortë janë pyeti Rama audiencën në konferencë.
Sipas tij shtetet anëtare të BE-së duhet që të shikojnë të tashmen, jo të shkuarën. Për Ramën problemet për tu zgjidhur kanë të bëjnë me ekonominë, politikën dhe sfera të tjera. Këto probleme duhen zgjidhur sipas tij duke mos debatuar për kombësinë e nënës dhe babait të Aleksandrit të Madh.
I pyetur për parashikimin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030, Rama tha se kontinenti është para një dimri shumë të vështirë demokratik.
Megjithatë kryeministri vuri në dukje se kohët e fundit ka shumë më tepër përpjekje konkrete për zgjerimin e BE-së ndërsa qeveria shqiptare po përpiqet që të bëjë pjesën e saj të punës.
Klan News