Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zgjedhur Velipojën, për të paraqitur orientimin që do të marrë zhvillimi i Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme. Topalli në një miting të madh deklaroi, se turizmi dhe industrializimi i vendit veçanërisht në energjetikë do të jenë prioritet i qeverisjes së djathtë.

Jozefina Topalli: “Turizmi dhe revolucioni industrial këto janë dy shtyllat kryesore të projektit të 4 viteve të ardhshme. 3 milionë turistë kanë qenë në mandatin e kaluar do të shumëfishohen shumë më tepër dhe kjo do të thotë më shumë zhvillim për Velipojë, më shumë mundësi për njerëzit e Velipojës, më shumë mundësi për njerëzit e qarkut, për shqiptarët. Projekti i dytë, projekti i parqeve industriale, projekti i 160 mijë të punësuarve për 4 vitet e ardhshme flet për një Shqipëri ambicioze.”  

Jozefina Topalli tha, se pas nuk do të mbeten investimet në infrastrukturë për të sjellë zhvillimin në të gjithë Shqipërinë. 160 mijë janë vendet e reja të punës që qeveria e djathtë ka premtuar në mandatin e ardhshëm./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku