Jozefina Topalli: “Sot është një ditë jashtëzakonisht e bukur në të cilën qytetarët shqiptar do mund të flasin dhe të votojnë të lirë. Unë shfrytëzoj edhe këtë moment kaq të bukur në të cilën në fakt qytetarët janë drejtuar në qendra të ndryshme të votimit. Për ti ftuar për të ushtruar të drejtën e tyre të jashtëzakonshme për të vendosur për atë që do jetë e ardhmja e fëmijëve tyre.”
Gazetar: “Ka zëra se boja që vendoset në gishtin e votuesve fshihet kollaj, çfarë komenti keni për këtë, cenohen standardet ?”
Jozefina Topalli: “Komenti është se nuk është fshirë fare dhe unë mendoj që këto do jenë zgjedhjet e standardeve më të mira që ndonjëherë Shqipëria ka parë. Ajo që më bën mua optimiste është fakti që mbrëmë në të gjitha qendrat e votimit në fshatrat më të largëta, në komunat më të vështira materialet kanë arritur në mënyrë shumë korrekte. Sot qendrat e votimit që në orën që ishte pacaktuar, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më përpara me një korrektësi kaq të madhe, me një qetësi kaq të madhe dhe me timen e duhur siç ishte parashikuar në ligj. Për ne kjo është një sfidë të cilën bashkë me shqiptarët po e fitojmë dhe kjo është gjëja më e bukur e asaj që ne kemi punuar dhe kemi synuar si standardin më të rëndësishëm demokratik.”/tvklan.al