Marash Kumbulla u transferua në Spanjë. Roma ka rënë dakord me Espanyol për një marrëveshje huazimi për Kumbullën për kohëzgjatjen e gjithë sezonit të ardhshëm.
Detajet përfundimtare janë vendosur këtë të shtunë me Kumbullën që udhëtoi drejt Spanjës. Po këtë të shtunë, ai u prezantua në klubin e La Liga.
“U binda nga trajneri dhe nga drejtorët sportivë, por klubin e njihja pasi ka histori. Mezi pres të zbres në fushë.”
Pavarësisht se mori pjesë në stërvitjen parasezonale të Romës, qendërmbrojtësi shqiptar nuk u përfshi në planet e klubit. Në vend të kësaj, Roma gjeti një zgjidhje të përkohshme për mbrojtësin, i cili ka nevojë për më shumë minuta në lojë pasi pësoi një dëmtim vitin e kaluar.
Për këtë arsye, ai ishte në huazim tek Sassuolo në gjysmën e sezonit të shkuar. Në tre vite me Romën, lojtari i kombëtares shqiptare luajti 68 ndeshje dhe shënoi katër gola. Kumbulla ka luajtur 19 ndeshje me kombëtaren shqiptare.
Tv Klan