Më 10 Shkurt pritet të mbahet seanca për të votuar për zgjatjen e afateve të vetingut. Por opozita ka kundërshtuar dhe në qëndrimin e saj të dhënë përmes kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kanë kërkuar që të ndërhyhet sa më pak në kushtetutë. Sipas këtij të fundit, ky proces është i gjithi i njëanshëm.

Thirrjes së PD që procedurat për ndryshimet kushtetuese të jenë të harmonizuara në proces, Balla u tha që të heqin dorë nga politizimi i çështjes pasi ky është suksesi i reformës.  

Kreu i grupit parlamentar të PS u shpreh se mazhoranca ka mirëpritur propozimet e ardhura nga ekspertët e huaj dhe ka ftuar Partinë Demokratike që  të përfshihet në përmbylljen e procesit për ndryshimet kushtetuese.

Klan News