Besa dhe Besëlidhja e Lezhës do të jenë dy finalistët e kategorisë së dytë ndeshjet e së cilave do të luhen të mërkurën e ardhshme. Kavajasit kanë mundur pa vështirësi Burrelin 2-1. Pas një fillimi të barabartë, dhe golit të avantazhit të matjanëve, skuadra ka dominuar lojën. Me një diferencë të madhe teknike Besa ka arritur që në pjesën e dytë të shënojë dhe gjithçka ka arritur drejt fitores së Kavajës.
Ndonëse ka fituar me të njëjtën rezultat 2-1, Besëlidhja e ka patur shumë më të vështirë përballë Memaliaj. Kualifikimi i lezhjanëve ka qënë me pikëpyetje deri në fundin e takimit ku kundërshtarët e tyre kanë protestuar shpesh mbi vendimet e gjyqtarit. Në gjysëm finalet e luajtura sot kanë triumfuar dy skuadra me më shumë histori në nivelet e larta dhe të dyja të mërkurën e ardhshme do të diskutojnë rrugën drejt kategorisë së parë ndërsa humbësit do të luajnë dhe një ndeshje tjetër me Elbasanin./tvklan.al