Gareth Southgate, njoftoi largimin nga drejtimi i kombëtares së Anglisë, duke dhënë dorëheqjen, pas humbjes në finalen e Europianit ndaj Spanjës.
Pak orë pas largimit, në Angli, kanë zbuluar kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e “tre luanëve”.
Favoritë për stolin e Anglisë aktualisht janë trajneri aktual i Newcastle, Eddie How dhe ish-trajneri i Chelsea, Graham Potter.
Në listë gjithashtu bëjnë pjesë edhe emra si gjermani Thomas Tuchel, apo edhe trajneri i Anglisë U-21, Lee Carsley.
Federata Angleze, pritet të marrë vendimin në ditët e ardhshme, pasi kombëtarja do të rikthehet në fushë në vjeshtë, për ndeshjet e Ligës së Kombeve. /tvklan.al